Edhe pse banorët protestuan përgjigja e qeverisë është :
– Thyeni qafën ju 50.000 banorët e Lumit të Vlorës! Keni tre alternativa:
Të shisni menjëherë tokat te Zamiri e t’i bini dyjares ose fyellit.
– Të shkoni syrgjyn te fëmijët si rrënjëdalë e varrëhumbur, e të hani bukën e tyre.
– Nëse doni, rrini aty ku jeni me një lopë e ca dhi dhe të rroni me bulmetin e tyre, e t’u hajë
Sapo protesta e radhës të shtunën e kaluar u mbyll, dy orë më vonë fadromat e Zamirit dhe Gjikurisë me ndihmën e policëve të Kryeministrit, si xhandarët e Turqisë qëmoti, nisën si kurrë më parë punën për të shtrirë tubot deri të Burimi i Lëpushës. Theksojmë se çështja është në gjyq dhe punimet nuk duhet të vazhdojnë por ligjet shqiptare nuk janë për Zamirin dhe Ramën. Para dy ditësh, Kuçioti i mirë dhe atdhetar Astrit Balilaj shkruante, gati duke vajtuar si në një nekrologji këtë status: “ Lumi Shushica aty ku lind e merr jetë, aty në Lëpushën e Kuçit, ku edhe fillon të ushqejë me jetë gjithë fshatrat e krahinës së Lumit të Vlorës. E po aty si të jetë një vend i braktisur e i shkretë, vazhdojnë punë papushim: fadroma, kamiona e skrepa për të groposë tubacionet gjigante që mund të gëlltisin edhe Drinin bashkë me Shkumbinin, e jo më Shushicen tonë modeste, e cila duke ikur nëpër rrugën që Zoti i ka caktuar, duket sikur ju lutet qeveritarëve tanë shurdhmemecë: Aman mos më burgosni në ato tubo të zeza o njerëz të zinj. Më lini të iki e qetë në rrugën e Zotit dhe t’i ushqej me jetë e mirëqenie banorët fisnikë të Lumit të Vlorës. O ZOT ME NDIHMO.”
Mirëpo duket që zoti nuk e ka fare mëndjen nga ne, o Astrit, derisa solli komunistët në Shqipëri, për 45 vjet dhe tani pinjollët e tyre hajdutë dhe kriminelë. Planet e qeverisë janë të qarta e të sakta dhe sjellja e tyre në kundërshtim me ligjet shqiptare, të natyrës dhe ato humane. Përgjigja e qeverisë është:
– Thyeni qafën ju 50.000 banorët e Lumit të Vlorës! Keni tre alternativa:
Të shisni menjëherë tokat te Zamiri e t’i bini dyjares ose fyellit si Vendimi i grupit lab.
– Të shkoni syrgjyn te fëmijët si rrënjëdalë e varrëhumbur, e të hani bukën e tyre.
– Nëse doni, rrini aty ku jeni me një lopë e ca dhi dhe të rroni me bulmetin e tyre, e t’u hajë morri, si para dyqind vitesh, se aty grurë e perime do bëhen nëse zoti hedh shi në arën tuaj.
– Votoni Rilindjen, që po ju shkurton ditët e vajtjes në botën e përtejme! Mos e hiqni nga qafa shallin e kuq të Enverit dhe nga balli yllin me pesë cepa të Leninit!
– Pasi të votoni Rilindjen blini ndonjë mushkë a pelë të mirë për ngarkesë!, kur të shkoni në Himarë të mbushni bucelat me ujë, se leku është shtrënguar e do shtrëngohet edhe më shumë!
Rroftë Rilindja! Rroftë shoku Edi Rama! Rroftë Olta, Eliza, Bushka, Shalësi, Sarmonela dhe shokët e shoqet e tjera! Shushica po vdes! Shisni tokat, bagëtitë e hëëë, nga sytë këmbët!