Një turiste franceze është gjetur në Malin e Çikës në Llogara, pas disa ditësh e humbur.
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili thotë se turistja është shpëtuar nga alpinistët dhe policisë.
“LAJM I MIRË. Turistja franceze e cila kishte humbur kontaktet prej disa ditësh në Malin e Çikës, është mirë dhe po kthehet bashkë me shërbimin e shpëtimit dhe me alpinistët të cilët u angazhuan për gjetjen e saj. Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit”, njofton Balla.