OSBE përsërit thirrjen: Reforma Zgjedhore të bëhet gjithëpërfshirëse

109
Sigal

Prezenca e OSBE në Shqipëri ka reaguar në lidhje me zhvillimet politike në vend, duke u shprehur se ata çmojnë partneritetin me Kuvendin e Shqipërisë.

OSBE theksoi se u bën thirrje deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional.

 “Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë! U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore. Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses” thuhet në reagimin e OSBE.