TI, shuplakë qeverisë për korrupsionin dhe mediat

252
Sigal

Transparency Internacional në raportin për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë kryqëzon qeverinë e Rilindjes për shkallën e lartë të korrupsionit, mungesën e transparencës me tenderat dhe PPP gjatë pandemisë si dhe dhunimin e lirisë së medias. Ndikimi politik mbi institucionet e pavarura, drejtësinë, pastrimin e parave, bandat dhe mafian. Reagojnë Bledar Dervishaj dhe Fatos Lubonja

Transparency International shuplakë Ramës: Munges e transparencës me tenderat gjatë pandemisë dhe dhunimi i lirisë së medias

Problemet e korrupsionit, tregojnë mangësitë në sundimin e ligjit

Viti 2020 solli një tablo të zymtë përsa i takon korrupsionit në botë, ku shumica e vendeve ka bërë pak ose aspak përparim në drejtim të luftës ndaj kësaj dukurie. Në raportin e përvitshëm për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë, organizata Transparency International thotë se korrupsioni jo vetëm minoi përgjigjen globale ndaj pandemisë COVID-19, por kontribuoi në një krizë të vazhdueshme të demokracisë. Sipas Transparency International, “Kemi vërejtur shqetësime në lidhje me transparencën edhe në prokurimin publik të lidhur me COVID-in. Mungesa e përmirësimit është ndikimi politik mbi sistemin gjyqësor, mungesa e kapacitetit të institucioneve dhe mungesa e pavarësisë së institucioneve gjyqësore kryesisht për të proceduar rastet e korrupsionit. Shqetësimet shtrihen përtej zbatimin e rregullave anti-korrupsion. “Kanë të bëjnë edhe me trajtimin e shoqërisë civile dhe trajtimin e mediave të pavarura dhe gazetarëve investigative. Paketa antishpije, jo vetëm që shkelin lirinë e shprehjes së qytetarëve, por gjithashtu frenojnë, ose më saktë kanë një efekt frikësues dhe paralizues tek njerëzit.

Mungesa e përmirësimit është ndikimi politik mbi sistemin gjyqësor, mungesa e kapacitetit të institucioneve dhe mungesa e pavarësisë së institucioneve gjyqësore kryesisht për të proceduar rastet e korrupsionit

Shqipëria nuk bën përmirësime

Shqipëria dhe Kosova kishin 36 pikë në një sistem llogaritjeje të indeksit ku 100 pikë do të thotë mungesë korrupsioni dhe zero, korrupsioni më i lartë. Korrupsioni vazhdon të mbetet një problem madhor në Shqipëri dhe Kosovë, që pengon përparimin demokratik dhe frenon aspiratat e qytetarëve për një jetë më të mirë, sipas Transparency International. Krahasuar me vitin e kaluar, Shqipëria ka një pikë më shumë, por Lidija Prokic, Këshilltare Rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore në Transparency International thotë se ndryshimi prej një pike nuk është statistikisht i konsiderueshëm. Kosova nuk ka ndryshuar numër pikësh, por të dyja vendet janë mes vendeve me korrupsion të lartë. Shqipëria është dy vende më lart sesa vitin e kaluar, ndërsa Kosova tri vende më poshtë, por vetë organizata u kushton më shumë rëndësi pikëve. “Metodologjia jonë e vë theksin më shumë tek rezultatet e vendeve ndërsa renditjet janë gjithmonë relative dhe varen nga ecuria e vendeve të tjera”, thotë për Zërin e Amerikës zonja Prokic.

TI: Shqetësimet shtrihen përtej zbatimin e rregullave anti-korrupsion. “Kanë të bëjnë edhe me trajtimin e shoqërisë civile dhe trajtimin e mediave të pavarura dhe gazetarëve investigative

Problemet e korrupsionit, tregojnë mangësitë në sundimin e ligjit

Zonja Prokic thotë se problemet e korrupsionit, tregojnë mangësitë në sundimin e ligjit. “Pa këtë sundim funksional të ligjit, institucionet nuk janë në gjendje të punojnë në mënyrë efektive dhe të ndjekin rastet e korrupsionit”, thotë Zonja Prokic dhe shton se ajo që ndikon tek mungesa e përmirësimit është ndikimi politik mbi sistemin gjyqësor, mungesa e kapacitetit të institucioneve dhe mungesa e pavarësisë së institucioneve gjyqësore kryesisht për të proceduar rastet e korrupsionit. Këto dukuri thotë ajo, i sheh si në Shqipëri, edhe Kosovë, po ashtu si edhe prirjen për mungesë transparence kur bëhet fjalë për prokurimet publike. “Dhe nuk flas vetëm për procesin e prokurimit kur tenderët shpallen dhe vendosen, por kjo vlen edhe për menaxhimin e kontratave publike. Është shumë e rëndësishme që kjo të bëhet në një mënyrë transparente dhe të sigurojmë që këto kontrata të mos merren vetëm nga kompanitë që janë pranë vendim-marrësve në institucionet shtetërore”, thotë ajo. Një nga aspektet që ka analizuar për vitin 2020, Transparency International është edhe lidhja mes shkeljeve të standardeve demokratike në përgjigjen ndaj COVID-19-ës dhe nivelit të korrupsionit në vend. Sa më i lartë korrupsioni, aq më të larta shkeljet.

TI: Paketa antishpije, jo vetëm që shkelin lirinë e shprehjes së qytetarëve, por gjithashtu frenojnë, ose më saktë kanë një efekt frikësues dhe paralizues tek njerëzit

Shqipëria

Raporti i këtij viti ka analizuar se si gjithë këto mangësi janë reflektuar edhe tek pasojat për COVID-in dhe Transparency International ka ndeshur probleme në këtë drejtim në Shqipëri. “Kemi vërejtur shqetësime në lidhje me transparencën edhe në prokurimin publik të lidhur me COVID-in. Dhe kjo është diçka që me të vërtetë meriton shumë vëmendje nga ana e qeverisë. Do të ishte shumë inkurajuese nëse qeveria të reagonte për ato shqetësime”, thotë zonja Prokic. Por shqetësimet shtrihen përtej zbatimin e rregullave anti-korrupsion. “Kanë të bëjnë edhe me trajtimin e shoqërisë civile dhe trajtimin e mediave të pavarura dhe gazetarëve investigative. Jemi dëshmitarë që pretendimet e tyre shpesh hidhen poshtë dhe se ata trajtohen si një lloj opozite në vend që të shihen si një faktori korrigjues në shoqëri”. Duke iu referuar paketës anti-shpifje, zonja Prokic thotë se është një çështje shumë e ndjeshme dhe se këto veprime kanë ndikim tek lufta kundër korrupsionit. “Ato jo vetëm që shkelin lirinë e shprehjes së qytetarëve, por gjithashtu frenojnë, ose më saktë kanë një efekt frikësues dhe paralizues tek njerëzi që ndoshta mund të vendosnin të raportonin raste korrupsioni ose të paraqisnin prova për akuzat për korrupsion”, thotë zyrtarja e Transparency International. Në rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, Shqipëria përmendet si një nga vendet me përmirësim të konsiderueshëm me ndryshim 5 pikë nga viti 2013, por kjo diferencë është falë 31 pikëve të atij viti, niveli më i ulët për indeksin e korrupsionit nga Shqipëria që nga viti 2011.

Reagimi  i këshilltarit të Presidentit të Republikës Bledar Dervishaj: Pastrimi i parave me Bitcoin

 E kthyem ligjin antikushtetues, por qeveria e Rilindjes e votoi sërish

Bledar Dervishaj, Këshilltar juridik i Presidentit Ilir Meta, shprehet se pastrimi i parave me anë të monedhës dixhitale mund të ishte frenuar, nëse Kuvendi nuk do të kishte miratuar ligjin, që lejon përdorimin e saj gjatë vitit që lamë pas.

Reagimi  i këshilltarit Juridik të Presidentit të Republikës Bledar Dervishaj

Nëse sot diskutojmë se kemi një sistem jo të sigurtë të kontrollit financiar dhe atij bankar që krijon hapësira që vendi ynë të kthehet në lavanderi të pastrimit të parave, kjo është përgjegjësi direkte e Qeverisë dhe e Kuvendit.

Një fakt që se luan topi.

Kuvendi me propozim të qeverisë në qershor 2020 në pikun e pandemisë, miratoi 3 ligje pjesë të një pakete që sipas tyre përmirësonte sistemin bankar, qarkullimin e parasë dhe stabilitetin financiar të vendit.

Ndërmjet tyre u miratua dhe ligji nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” (Kriptomonedha-Bitcoin)

Qeveria dhe Kuvendi edhe pse e dinin shumë mirë se “farë efekti do kishin këto ligje, me vullnet të palëkundur hapën me ligj edhe disa kanale të tjera, ku pastrimi parave mund të realizohej, tashmë përmes parasë elektronike.

Presidenti e ktheu këtë ligj si antikushtetues, dhe paralajmëroi se vendi ynë është i papërgatitur për këtë ligj.

Presidenti paralajmëroi se ky ligj kaq problematik do mund te përdoret nga krimi organizuar, terrorrizmi per pastrimin e parave.

Kuvendi e rrezoi dekretin pa vonesë dhe miratoi hyrjen në fuqi të tij.

Tani pastrimi i parave permes Bitcoin, po reklamohet si rrezik i madh.

Ka nevojë më, për të gjetur se kush e krijoi këtë situatë.

Fatos Lubonja: Duhet polici ndërkombëtare për të goditur mafien në Shqipëri!

Komenti im vjen pas reagimit të kryeministrit, i cili na sulmoi të gjithëve ne, sesi shtrihemi nëpër kolltuqe, dhe pas një përgjigjeje të prokurorit italian, i cili në minutën e 53 të intervistës thotë se ‘ne do të merremi shumë me Shqipërinë në të ardhmen, sepse atje mafia është e frikshme’. Ajo që nxjerr unë konkluzion është se si shikohet Shqipëria. Më mirë e njeh mafia se si funksionon Shqipëria, dhe këta nuk shqetësohen. Këtu ka një problem. Duke parë sa thellë ka shkuar kapja e shtetit nga mafia, kapja e ekonomisë, ndoshta e vetmja shpresë që Shqipëria të mund të çlirohet nga ky tumor i tmerrshëm do të ishte kur dëmi, llumi, të bëhet aq i madh, sa të kishte një angazhim ndërkombëtar, të policisë ndërkombëtare, se ne këtu nuk kemi polici. Policia jonë ha djathë e mish derri me mafiozët, kryeministri iu jep leje atyre për të ndërtuar gratacela. Opozita është e dobët shumë. Jemi të gjithë të pafuqishëm përpara kësaj mafie. Në cdo shtet ka mafie, por në Shqipëri mafia ka shtetin e vet. Bisedat e tyre, planet e tyre, por edhe kontaktet e tyre, dhe analizat që ata i bëjnë situatës në Shqipëri, kur thonë është si Kalabria e viteve 60, kjo është e rëndësishme, pra mënyra si funksionojnë gjërat. Nuk është gjë e vogël që ky “Niku” ka marrë mbi 100 tendera pa konkurrim. Mjafton kjo për të hapur një proces për prishje të rregullave të konkurrencës. Kjo tregon si funksionon Shqipëria. Këta dinë shumë mirë si funksionon Shqipëria. Por ne e dimë edhe më mirë, dimë dhe hallka të tjera, që ata s’i dinë. SPAK duhet të nisë hetim. Mendoj se PD duhet të kishte dy programe, i pari si të mbrojë votën, si të vijë në pushtet, cfarë të bëjë për të fituar. Si program mendoj se ka një problem, që është thelbësor, që ka të bëjë me traditën, me faktin që PD e quan veten e djathtë, premton ulje taksash, që të tërheqë votat e biznesit, dhe nga ana tjetër, i premton shtresave në nevojë, shtresave të dobëta, që zakonisht i mbron e majta, më pak varfëri, mbështetje. Teknikisht vështirë t’i bashkosh këto të dyja, se ku do i gjesh lekët. PD më shumë do të përfitonte nga një zemërim dhe një lodhje e madhe e njerëzve. Megjithëse ka shumë njerëz të pakënaqur, thonë se nuk na mbush mendjen opozita. Duhet shumë forcë për të mbrojtur votën, për të pasur njerëzit me vete. Besoj se ky programi i parë akoma nuk po duket qartë. Këto sondazhet unë nuk i besoj, sepse po t’i kishte këto sondazhet kaq mirë Rama, nuk e ndryshonte Kodin Zgjedhor. Unë nuk kam parë sondazhe të ndershme, sepse ka një kontradiksion. Është një problem i madh që kanë këto sondazhet, sepse mediat janë të polarizuara. Për mua sondazhet janë për të manipuluar opinionin publik dhe për të justifikuar nesër vjedhjen e votës.