Në një konferencë për shtyp Berisha tha se ende nuk ka një datë kur do të nisë mosbindja civile, por shtoi se strukturat janë të mobilizuara.
Prej 10 ditësh ju keni folur për mosbindje civile, i keni bërë thirrje kryetarëve të degëve të mobilizohen. Keni ndonjë përgjigje kur do nisë?
Eshtë një bindje universale që në Shqipëri është instaluar diktatura dhe jemi në një grusht shteti brenda shtetit. Ka një revoltë të madhe dhe strukturat janë të gatshme.
Pas festave?
Nuk mund ta them para apo pas festave.
Balla ka kërkuar respektim të Kodit Penal që parashikon 5 vite burg për aktet e kryera dje…
Asgjë nuk e dekurajon opozitën. Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i grupeve më të rrezikshme kriminale të Shqipërisë. Mosbindja civile është mënyra se si opozita po i përgjigjet grushtit të shtetit brenda shtetit.