Sado të mundohem që ti të mos hysh në vargjet e mia
ti je gjithmonë!
Ti ngrite një varg të madh në zemër me ndjenjën që mbet prej jehonës.
E di!
S’mund të hap zemrën e ti të mos dalësh si lulja e parë e pranverës.
Ti je në çdo gulç të shpirtit tim,
gjithmonë, një afsh i madh dehës.
Pse mbete vallë?
As vetë s’e di!
Unë kurrë s’të thash ty të dua!
Kurrë vetes s’i thashë me besim:
Jam i sigurtë, ajo me do mua!
Këtë s’e mora kurrë vesh nga ti!
Ti ike e qetë, pa bërë jehonë
megjithëse kurrë s’të thashë të dua!
Në zemër më mbete përgjithmonë …