Ja si mund të kurohen infeksionet urinare

553
Sigal

Gazeta Telegraf/


Uji dhe mjalti mund të
jenë një armë e fuqishme kundër infeksioneve urinare tek pacientët, thonë
kërkuesit anglezë. Zakonisht pacientët përdorin katetere, tuba që përdoren
vetëm nga profesionistët, në këtë rast mjekët, për të larguar urinën e tepërt
ose për të monitoruar gjendjen e brendshme. Në jo pak raste, këto mjete mund të
kthehen në mbajtëse bakteresh të ndryshme dhe të shkaktojnë infeksione.mjalte

Shkencëtarët e
Universitetit të Southampton kanë treguar me eksperimentet e ndryshme
laboratorike që mjalti i holluar ndihmon në parandalimin e formimit dhe
mbledhjes së baktereve të zakonshme, të cilat më pas formojnë shtresa të trasha
dhe të vështira për t’u hequr.

Në teori, mjalti i
holluar në ujë mund të përdoret edhe për të dezinfektuar paraprakisht kateteret
për t’i mbajtur ato të pastra dhe pa baktere. Më shumë studime do të nevojiten
për të treguar nëse kjo praktikë do të jetë e sigurt për t’u përdorur tek
njerëzit.

Mjalti është përdorur
për shekuj me radhë në mjekësi për natyrën e tij antiseptike. Njerëzit e kanë
përdorur për të kuruar të djegurat dhe plagë të ndryshme. Në ditët e sotme janë
të shumta ilaçet që kanë përmbajtje të mjaltit.

Në testimet
laboratorike, të publikuara tek revista “Clinical Pathology”, u kontrolluan dy
baktere të zakonshme që shkaktojnë infeksione të rrugëve urinare dhe fshikëzës:
E.coli dhe proteus.

Edhe kur ishte shumë e
holluar, 3.3%, përzierja me mjaltë ndaloi bashkimin dhe formimin e shtresave të
baktereve. Gjatë studimit, hulumtuesit përdorën mjaltë me ngjyrë të errët, pasi
ai njihet se ka veti më të fuqishme kundër baktereve.

Ata thonë se çfarëdolloj
mjalti mund të jetë efikas gjithsesi. Studime të mëtejshme do të jenë të
nevojshme për të treguar nivelin e tolerancës së mjaltit në fshikëz.