Vdes foshnja 2-ditëshe në maternitetin e Pogradecit, procedim penal mjekut pediatër

539
Sigal

Gazeta
Telegraf/

Policia e
Pogradecit ka proceduar penalisht një mjek pediatër për veprën penale “Mjekimi
i pakujdesshëm”. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë
Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit  N.E,
52 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë mjek pediatër për fëmijët e porsalindur.

Burimet zyrtare të policisë
lokale, raportojnë se procedimi ndaj mjekut filloi pasi, dje në Maternitetin e
Pogradecit, ka ndërruar jetë një foshnjë dy ditëshe e gjinisë mashkull.

Babai i foshnjës, shtetasi A.H,
33 vjeç, banues në fshatin Buzaishte, pretendon se vdekja e tij, ka ardhur si
pasojë e mjekimit të pakujdesshëm nga ana e mjekut.

Policia thotë se nga këqyrja
e jashtme e kufomës nuk dallohen shenja ose probleme, ndërkohë pritet kryerja e
autopsisë ditën e sotme, nga ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore 
Tiranë.  Policia po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të
ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë Pogradec, për veprën penale 
“Mjekimi i pakujdesshëm”.c

“Mjekimi i pakujdesshëm”.