Vijon kaosi në seancën e Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla mes rrëmujës së krijuar ka vijuar me seancën plenare, ndërkohë që opozita hedh tymuese dhe u bie tavolinave.
Nikolla urdhëron Gardën që të heqë tymueset nga salla. Ndërkohë foltorja është e bllokuar me karrige përmbys të vendosura nga deputetët e opozitës.
Opozita po tenton që të bllokojë seancën, pasi sipas tyre qeveria duhet të respektojë të drejtat kushtetuese dhe ngritjen e komisionet hetimore






















