Kuvendi tender 30 milion për t’i shpëtuar klimës së nxehtë dhe afshit të skandaleve politike

30 milion lekë për 5 muaj është mirëmbajtja e kondicionerëve

“Kuvendi hap tenderin për të rregulluar kondicionerë, ditën që SPAK kërkoi arrestimin e Ahmetaj”

“30 milion lekë tender për të mirëmbajtur kondicionerët e kuvendit për 5 muaj”

Sigal

Kërkesa e SPAK për arrestimin e “Ahmetaj”  e mbërritur në datën 10 korrik ka rritur ndjeshëm temperaturat  duke e bërë situatën të pakapërxyeshme. Menjëherë Kuvendi i Shqipërisë po atë ditë të rrëmujës dhe situatës, që vlonte ka hapur një tender për t’u ftohur. Dhe tenderi për mirëmbajtjen e kondicionerëve kushton më shumë se blerja e kondicionerëve të rinjë. Kuvendi i Republikës  ka çelur garën me procedurë të thjeshtuar për shërbime me objekt të kontratës/marrëveshjes kuadër: “SHËRBIM MIRËMBAJTJE i SISTEMIT NGROHJE – FTOHJE” me vlerë 27 milion lekë. Shumatorja e çmimeve për njësi deri në 393.892 (treqind e nëntëdhjetë e tre mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e dy) lekë pa TVSH. Vlera e sigurimit të ofertës 49.833 (dyzet e nëntë mijë e tetëqind e tridhjetë e tre) lekë. Kohëzgjatja e Marrëveshjes Kuadër: Nga data e lidhjes së MK deri ne 31.12.2023 9. Kohëzgjatja e kontratës/ve ose afati kohor për ekzekutimin: Duke filluar nga data e lidhjes se kontratës / kontratave me përfundim deri në plotësimin e nevojave të autoritetit kontraktor sipas marreveshjes Kuadër. Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave: datë 18. Dhe ndërkohë para miliona eurove këto duken cikërima, sepse realisht kjo ka qënë edhe moto e kësaj qeverie vidh sa të dal boja e më pas nuk bën asnjë shifër përshtypje. Duke u bërë edhe qesharak dhe paradoksal që mirëmbajtja të kushtojë më shumë se zëvendësimi me të rrinjë. Por deputetët tanë duhet të ftohen, të ngrohen dhe të mbahen mirë si agallarë në krye të piramidës, zhytur në para dhe hareme. Sipas llogaritjes mesatare, të kryer nga “Telegraf”, mund të thuhet se veshja, makinat, telefonat celularë dhe bizhuteritë personale të 140 deputetëve, kushtojnë afro 2.3 milionë euro. Ata shkojnë në seancat parlamentare me celularë që kushtojnë 1000 euro, me kostume e veshje të tjera, që kushtojnë deri në 10-15 mijë euro, me orë dore, që kushtojnë deri në 10-20 mijë euro, me syze dielli e pune që kushtojnë deri në 10 mijë euro, me unaza, gjerdanë, varëse, vathë e byzylykë floriri e diamanti, që kushtojnë 10-30 e deri 50 mijë euro, me çanta dore që kushtojnë deri në 10 mijë euro, me makina që kushtojnë nga 25-100 mijë euro e deri me stilime ditore flokësh e mjekrash, që kushtojnë sa 1 pension mujor invaliditeti! Ku i kanë gjetur, ndërkohë, që dihet se afro 80% e tyre e kanë nisur karrierën e deputetit me abone autobusi në xhep.