Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot pas disa ditësh tensione të mëdha, Mitrovicën e Veriut.
Ai është shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Ai ka shkuar të takojë policët që ndodhen në veri. Në fakt kjo vizitë e befasishme e Kurtit në veri të Kosovës është paksa e dyshimtë, për shkak se nuk ka pasur një njoftim nga qeveria e Kosovës.
Disa fotografi që janë shpërndarë në rrjetet sociale, Kurti shihet teksa bisedon me zyrtarë policorë.
Lidhur me tensionet në veri, të hënën, Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ndër tjerash, Kurti ka shprehur gatishmërinë e tij për zvogëlimin e pranisë së policisë në ndërtesat komunale në veri gradualisht e në proporcion me vendosjen e rendit dhe ligjit, gjë që njëkohësisht do të mundësonte fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të parakohshme demokratike në këto komuna.