Ambasada e SHBA reagon për shtyrjen e takimeve me grupet e PS, PD, LSI

470
SWhtyhen mbledhjet e grupeve parlamentare me ambsadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Mbledhja e parë ishte parashikuar të premten me Partinë Socialiste e më pas me atë Demokratike dhe LSI-në, por deri tani askush nuk konfirmon arsyet e shtyrjes së këtyre takimeve. Ndërkohë, zëdhënësi i Ambasadës Amerikane, Ryan Roberts ka deklaruar se po punohet për t’i organizuar takimet javën e ardhshme. 
Kryeministri Edi Rama deklaroi në Parlament, se në grupin socialist ambasadorët janë të mirëpritur, por ne nuk kemi asgjë për të ditkuar me ta pasi ne nuk jemi bllokues të reformës në drejtësi. “Ardhja e ambasadorëve nuk e di nëse ka ndodhur në vendet e tjera, po nëse ndodh në këtë vend, ndodh vetëm për takimin me grupin tuaj. Se nëse ndodh me ne dhe LSI janë të mirëseardhur, sepse koalicioni ynë PS-LSI janë shprehur shumë qartë, dhe kanë qënë të gatshëm ta votojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese dje. Ambasadorët do t’i bien si unazë Parlamentit që të takohen me ju. Sepse ju nuk keni qënë të gatshëm ta votoni reformën”, tha Rama. Por Ben Blushi e cilësoi pjesëmarrjen e ambasadorëve në këto mbledhje si turpin e politikës shqiptare, e cila sipas tij bashkë me Parlamentin ka humbur edhe legjitimitetin.
Sigal