Në vijim të intervistës së tij për gazetën ‘TELEGRAF’ Prof. Enver Bytyçi ka analizuar aktualitetin e Shqipërisë në prag të zgjedhjeve vendore të 14 Majit. Rolin përçarës të grupit të Alibeajt, strategjinë e dëbimit të partisë në pushtet dhe cilat janë pasojat afatgjata të këtyre zhvillimeve .
Prof. Bytyçi, ju si e shpjegoni, që shqiptarët nuk e “dënojnë” me votë keqqeverisjen e Kryeministrit Rama, derisa detyrohen të emigrojnë masivisht nga Shqipëria për shkaqe të varfërisë?
Varfëria është një nga arsyet e emigrimit të shqiptarëve. Por njerëzit ndjehen të huaj në shtëpinë e në vendin e tyre jo aq nga varfëria, sesa nga pabarazia dhe diskriminimi. Në Shqipëri regjimi i rilindjes ndjek politika diskriminuese për shkak të bindjeve politike. Shihni bashkitë ose zonat që kanë votuar për opozitën. Prej dhjetë vjetësh nuk është vënë një tullë me fondet e shtetit. Shteti, qeveria, Edi Rama sillet me taksat e qytetarëve si zot i tyre. “Më keni zgjedhur mua, unë bëj çfarë të dua” thotë ai sa herë i kërkon dikush llogari. Edhe në diktaturat ideologjike nuk ndodh kjo. Ndodh vetëm me këtë diktaturën kleptokratike tonën, që na vjedh e na grabit dhe me ato para e pasuri që grumbullon nga kjo, grabit e blen më pas votat e qytetarëve.
Njerëzit ndjehen të huaj në shtëpinë e në vendin e tyre jo aq nga varfëria, sesa nga pabarazia dhe diskriminimi. Në Shqipëri regjimi i rilindjes ndjek politika diskriminuese për shkak të bindjeve politike. Në strategjinë e tij politike dëbimi nga atdheu i kundërshtarëve politikë. Por sipas konventave ndërkombëtare dëbimi masiv për qëllime politike është genocid!
Korrupsioni, papunësia, diskriminimi, pabarazia, lufta për ta eleminuar kundërshtarin politik janë shkaqet kryesore, krahas varfërisë, pse shqiptarët emigrojnë. Dhe shpopullimi bëhet edhe me këtë lloj strategjie. Duke ikur opozitarët, sepse ata diskriminohen, zvogëlohet numri i votuesve të subjekteve politike në opozitë. Ndërkohë pozita i mban votuesit e saj këtu, madje u jep punë në administratë. Nga 110 mijë punonjës të administratës publike të vitit 2012, sot administrata publike numëron mbi 200 mijë të tillë, edhe pse numri i banorëve ka rënë në dy million nga emigracioni dhe ulja e numrit të lindjeve.
Kjo është politikë tipike shfarosëse që ndjek regjimi i Edi Ramës. E keni parë ju atë që vetëm i gëzohet emigrimit të shqiptarëve? Kurrë nuk u ndje i mërzitur për këtë fenomen. Sepse është në strategjinë e tij politike dëbimi nga atdheu i kundërshtarëve politikë. Në pamundësi t’i vrasë e t’i burgosë si paraardhësit e tij, i dëbon. Por sipas konventave ndërkombëtare dëbimi masiv për qëllime politike është genocid!
Mendoni, se shqiptarët do të reflektojnë në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, duke kërkuar ndryshimin për veten e tyre, për të ndryshuar drejtimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian?
Në duhet gjetur koha e reflekktimit, kjo kohë është tani. Zgjedhjet lokale të 14 Majit janë një rast shumë i mirë për këtë. Janë shqiptarët që do të duhet ta sjellin ndryshimin në këtë vend. Janë shqiptarët që duhet ta ndëshkojnë regjimin e Edi Ramës në Shqipëri e të Erion Velisë në Tiranë, me qëllim që t’i hapin rrugë ndryshimeve politike në vend.
Shqipëria mund të bëhet si Zvicra, nëse politika shqiptare zbaton modelet politike të Zvicrës në vendimmarrje e në përgjegjësitë e saj të qeverisjes. Shpesh herë abuzohet me atë se “edhe opozita nuk ka garanci për të udhëhequr mirë proceset e zhvillimit demokratik të vendit”! Një opozitë dhjetëvjeçare e ka nxjerrë mësimin. Megjithëse ajo kur ishte në qeverisje ka dëshmuar shumë më tepër angazhim e përgjegjësi sesa kjo e sotmja, ka patur difektet e saj.
Ndërkaq këta nuk kanë mundur të gjejnë kandidatë për gati 80 përqind të bashkive të vendit, ndonëse kanë marrë fondet e shtetit për fushatën. Alibeaj, Bejko dhe të tjerë përfaqësues të vulës së PD-së teorikisht dhe praktikisht janë vënë në funksion të krijimit të mundësive për fitore të kandidatëve të rilindjes
Bota demokratike funksionon përmes rrotacionit. Dhe rrotacioni shërben për refleksion dhe ndryshim të koncepteve të qeverisjes nga ana e opozitës. Por Edi Rama ka injektuar në ekranet televizive idenë se “Opozita është e shkuara, ndërsa kryeministri dhjetëvjeçar në pushtet, pra vetë Rama, na qenka e ardhmja. Dhjetë vite opozitë janë më shumë se të mjaftueshme të reformohesh. Dhjetë vite në pushtet të Edi Ramës janë më shumë se të mjaftueshme për t’i shndërruar në regjim të kalcifikuar! Këtë dallim duhet ta bëjnë zgjedhësit. Dhe të kuptojnë se opozita është e vetmja mundësi për ndryshimin.
Kjo do të thotë se vota e 14 Majit jo vetëm të jetë votë kundër regjimit mizor të Edi Ramës, por edhe votë për opozitën. Kandidatët e dalë nga primaret janë kandidatët më legjitimë të kësaj fushate. Veç kësaj janë kandidatë të një procesi demokratik. Vetëm këtë po ta marrin parasysh zgjedhësit është e mjaftueshme për të votuar me besim të plotë, pro këtyre kandidatëve.
Vota për opozitën është votë për integrimin dhe prosperitetin e shqiptarëve. Eshtë votë për ndaljen e shpopullimit dhe emigrimit masiv të tyre, është votë për zhvillimin e gjithanshëm të tyre.
Kandidati për kryebashkiak i PD-së së (Alibeajt), deklaroi publikisht se kryeministri Rama është më i mirë, sesa Sali Berisha. Sipas jush, kujt elektorati i drejtohet kësisoj, për t’i kërkuar votën?
Alibeaj, Bejko dhe të tjerë përfaqësues të vulës së PD-së teorikisht dhe praktikisht janë vënë në funksion të krijimit të mundësive për fitore të kandidatëve të rilindjes së Ramës. Për këtë arsye fushata e tyre elektorale është përqëndruar në sulme të paskrupullta kundër liderit historik të PD-së, Sali Berisha dhe kundër ish-presidentit Meta, njëherësh edhe kryetar i Partisë së Lirisë. Përpiqen të intimidojnë votuesit me teori të tilla se “Berisha dëshiron t’ia japë PD-në Ilir Metës”! Se “Demokratët nuk votojnë për PD-në, por për Ilir Metën”! etj. Nëse ndjekim këtë lloj retorike në zgjedhje, sidomos në Tiranë, atëherë dallojmë se sapo Erion Veliaj i qan hallin demokratëve se këta do ia japin votën “Ilir Metës”, del Roland Bejko dhe Enkelejd Alibeaj e thonë të njëjtën gjë kundër koalicionit “Bashkë Fitojmë”! Ndërkaq këta nuk kanë mundur të gjejnë kandidatë për gati 80 përqind të bashkive të vendit, ndonëse kanë marrë fondet e shtetit për fushatën. Katastrofë elektorale është kjo. Por ka edhe efektin e saj pozitiv. Qytetarët e sidomos demokratët e lexojnë shumë mirë këtë qëndrim të AliBekos!





















