Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur për garën e 14 majit në katër bashkitë e jugut të vendit, ku ka theksuar se këto zgjedhje do ta tregojnë se nuk janë bastione të socialistëve. Përsa i përket garës për Bashkinë e Saradës, Zhupa tha se PS ka sjellë një ‘kandidat me GPS’, siç ia kanë vendosur emrin dhe sarandiotët pasi ai nuk njeh rrugët dhe lagjet e qytetit, por i kërkon me GPS. Duke u ndalur te planet e socialistëve për Sarandën, Zhupa i quajti plane makabre pasi qeveria ka kërkuar që varrezat e qytetit janë kërkuar të zhvendosen dhe toka t’u jepet dy oligarkëve. Sipas saj, kjo është edhe arsyeja se përse kanë sjellë një kandidat me GPS, që të mos e lidhë asgjë me qytetin dhe ta firmosë një plan të tillë makëbër.





















