Basha: Edi Rama krenohet që Shqipëria është burimi kryesor i Marijuanës

501
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se raporti i DASH e rendit Shqipërinë si vendin kryesor të burimit të marijuanës. Ai shprehet se për këtë konstatim të DASH, kryeministri i vendin thotë se është arritja më e madhe në 25 vite. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Basha shkruan se arsyeja më e madhe se pse vendi unë është prodhuesi kryesor i marijuanës është se Edi Rama ka vënë në postet e drejtorëve trafikantë droge.
Postim i plotë i Lulzim Bashës
Shqipëria, një burim kryesor i prodhimit të marijuanës dhe pikë krysore tranziti për drogat e forta, si heroine e kokainë, për tregjet europiane.
Kështu deklaron Departamenti amerikan i Shtetit në raportin e tij për narkotikët. Dhe kjo përkthehet nga Edi Rama si arritje, si raporti më i mire në 25 vite.
DASH e thotë për fat të keq, fare qartë. Shqipëria është në hartën e zezë të prodhimit dhe tranzitimit të drogës, si burim kryesor. Një kthim pas në ditët më të zeza, dhe zhbërje e përpjekjes së madhe për ta hequr Shqipërinë nga harta e drogës cka solli anëtarësimin në NATO dhe heqjen e vizave dhe që u vlerësua kështu nga raportet e partnerëve:
2010 Raporti DASH, fq 103: “Statistikat Italiane tregojne se heroina Afgane e sekuestruar në Itali e tranzituar nga Shqiperia mbetet minimale”.
2011 Raporti DASH fq 106: Shqipëria ka bërë progres në perpjekjet kundër trafikimit të drogës. Qeveria e Shqipërisë provon të konfrontohet me agresivitet me elementin kriminal. Të dhenat tregojne se kontrollet më të mira kufitare dhe policore e kanë ngadalësuar tranzitimin e drogavës”.
2012 Raporti DASH fq 96: “Ka prova se Shqiperia po ben progres në fushen kunder narkotikeve. Fusha kryesore e permiresimit është në operacionet kundër trafikimit si dhe forcimi i kontrollit kufitar, që ka çuar në rritjen e numrit të arrestimeve dhe sekuestrimeve”.
Raporti mbi Ballkanin Perëndimor, Grupi i Dublinit, Miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian me 3 maj 2012,: “Gjate vitit 2011 Shqiperia arriti rezultate të rendësishme në luften konstante ndaj krimeve te droges dhe biznesit ndërkombetar të drogës. Shqipëria vazhdon te arrije sukses ne programin e saj per reduktimin e prodhimit dhe tranzitimit të drogave si dhe per sigurimin e një kontrolli efektiv të kufijve.”
Raporti i Vlerësimit të rrezikut kriminal në Europën Juglindore, mars 2012, thotë: “Shtypja që Italia dhe Shqipëria i kanë bërë transportimit të droges ka çuar në evitimin e Shqiperise si vend tranzit për ngarkesat e heroinës”.
Por ja ku jemi sot: me Edi Ramën Shqipëria është në krye të hartës së drogës. S’mund të ishte ndryshe vlerësimi, kur vendi është mbuluar nga kanabisi, kur parcelat ruhen me roje të armatosura që mbikqyren nga shefa të korruptuar policie, kur pikat kyçe të policisë janë pushtuar nga trafikantët, kur vetë ministri qëndron në krye të këtij biznesi kriminal me Habilajt e Shullazin e tij.
Por arsyeja e madhe se pse Shqipëria është burim kryesor për prodhimin dhe tranzitimin e drogës, është Edi Rama i cili ka bërë trafikantë të njohur droge, deputetë, drejtorë, shefa e kryetarë bashkie, I cili refuzoi përfshirjen e testit të drogës në paketën e dekriminalizimit.
Drogë dhe krekosje. Ky është në fakt edhe thelbi i tij.
Sigal