Fiton një konkurs “online”, 16-vjeçari do të jetojë me pornostaren

Një nxënës rus ka fituar të drejtën për të jetuar për një muaj me një yll filmash pornografikë, pasi doli i pari në një konkurs “online”. 16-vjeçari Ruslan Schedrin do të jetojë në një hotel të Moskës me Ekaterina Makarovën dhe ka thënë se ajo “është e mbushur sa duhet”, ndërsa vetë “po zien përbrenda”. “Nuk e besova në fillim, mendova se ishte ndonjë budallallëk. Por kur e mora vesh se ishte e vërtetë, u lumturova shumë. Të gjithë shokët më kanë zili”, thotë Ruslani.
Në familjen e Ruslanit gjithsesi është një person aspak i lumtur për këtë gjë, nëna e tij. “Djali ka provime, si qenka kjo punë kështu, të rrish një muaj me pornostaren? Le të na japin vetëm paratë, nuk e duam vajzën”, thotë nëna e Ruslanit. Rregullat e kompeticionit thonë se çmimi mund t’i kalohet “përfaqësuesit zyrtar” të atij që e ka fituar, babait. Por edhe në këtë rast, nëna nuk është dakord: “Absolutisht jo!”
Sigal