Plagosja e biznesmenit në Ishulll Lezhë për motive konkurence, 2 në kërkim

422
Dy persona janë shpallur në kërkim për plagosjen e biznesmenit të lëndëve drusore dhe qymurgurit ngjarje e ndodhur rreth orës 10:35 minuta të 24 shkurtit tek Mbikalimi në Ishull Lezhë. Policia sqaron se Landi Gjet Noka, 45 vjeç, banues në Sheshaj Mirditë pronar i një biznesi me lëndë drusore dhe qymyrgurit është goditur me mjete të forta në kokë dhe më pas 2 personat e shpallur në kërkim kanë qëlluar në ajër me armë zjarri. Shkak i konfliktit dyshohet të jenë mosmarrëveshjet me motiv konkurencë të biznesit të tyre me lëndë drusore dhe qymyrgur. 
“Nga veprimet e shpejta hetimore dhe verifikuese nga ana e grupit hetimor të policisë ka rezultuar se autorë të dëmtimit të shtetasit Landi Noka, janë shtetasit : Landi Kaçorri
Gjergj Kaçorri
“Nga veprimet e para hetimore rezulton se këta shtetas janë konfliktuar fizikisht duke e goditur me mjete të forta shtetasin Land Noka në kokë dhe nga shtetasit e shpallur në kërkim është qëlluar në ajër me armë zjarri”
Konflikti per motive konkurence
Shkak i konfliktit dyshohet të jenë mosmarrëveshjet me motiv konkurencë të biznesit të tyre me lëndë drusore dhe qymyrgur. Sipas policise Landi Kaçorri ishte konfliktuar dy ditë më parë me Marjo Nokën.
“Gjithashtu shkak ka qënë edhe ngjarja e ndodhur me datë 22.02.2016 , ku në Komisariatin e Policisë Mirditë ka shkuar shtetasi Marjo Gjet Noka , banues në Rrëshen , i cili ka bërë kallëzim se në orën 14:10 të po kësaj datë ka qënë duke shkuar në shtëpi me familje dhe shtetasit Tanush (Tonin) Kaçorri dhe Land Kaçorri i kanë dalë përpara duke e ofenduar, sharë dhe ku kanë tentuar të veprojnë edhe me duar. Por shtetasi Marjo Noka nuk u është përgjigjur duke u larguar me makinë për në shtëpi ku dhe është ndjekur nga ata deri tek banesa e tij” informon policia
Për këtë ngjarje janë referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Fyerja” .
Vazhdojnë hetimet intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Sigal