Partia Demokratike ka kërkuar sërish ballafaqim me kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal”. Disa deputetë demokratë kanë dorëzuar në Kuvend, 13 pyetje drejtuar kryeministrit Rama.
Ata kërkojnë zhvillimin e një seance “pyetje-përgjigje” me kreun e qeverisë të mërkurën (8 shkurt).
Kërkesa është nënshkruar nga 14 deputetë, mes të cilëve, Luçiano Boçi, Monika Kryemadhi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Ina Zhupa e të tjerë.