Valët e rritjes së punësimit në shtet rriten në prag fushatash zgjedhore,. Psh vitin e kaluar në vitin 2021 kur ishin zgjedhjet e përgjithshme parlamentare punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me rreth 8 mijë persona ose me 4% brenda një viti.
Punësimi në administratën publike është rritur në mënyrë të shpejtë gjatë dekadës së fundit, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të reduktuar numrin e ministrive dhe për të rritur produktivitetin e punës.Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në fund 6-mujorit të parë arriti në 185,696 persona nga rreth 163,885 që u gjetën në vitin 2014. Të dhëna më të detajuara nga raportimet zyrtare tregojnë se administrata publike është fryrë me disa funksione të reja, por ndërkohë rritja më e madhe ka ndodhur në ndërmarrjet e ujësjellësit në pushtetit vendor. Valët e rritjes së punësimit në shtet rriten në prag fushatash zgjedhore,. Psh vitin e kaluar në vitin 2021 kur ishin zgjedhjet e përgjithshme parlamentare punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me rreth 8 mijë persona ose me 4% brenda një viti. Në pranverë të vitit të ardhshëm vendi do të zhvillojë zgjedhjet për pushtetin lokal. Duke qenë se në shumë qarqe të vendit sidomos ato të varfra, shteti është punëdhënësi më i madh do të stimulojë më fort punësimin.Qeveria “Rama 3” ka rreth 15 ministri nga 12 që ishin në qeverinë “Rama 2” dhe 19 ministri që ishin në qeverinë “Rama 1”.Pesha e shtetit në ekonomi është rritur ndjeshëm vitet e fundit, Sipas të dhënave të INSTAT, pesha e administratës publike në ekonomi, arsimi, shëndetësia dhe aktivitet të punës sociale në totalin e PBB-së shënuan rritje me 2.5 pikë përqindje nga viti 2005 në vitin 2020. Në vitin 2009 administrata publike formonte 9,7 për qind të totalit të PBB-së së vendit, ndërsa në vitin 2020 arriti në 12.4%.
Qeveria “Rama 3” ka rreth 15 ministri nga 12 që ishin në qeverinë “Rama 2” dhe 19 ministri që ishin në qeverinë “Rama 1”. Rritja e peshës së administratës në ekonomi nisi gradualisht pas vitit 2013
Rritja e peshës së administratës në ekonomi nisi gradualisht pas vitit 2013.
Në vitin 2020, nga 10 degët kryesore të ekonomisë, administrata publike ishte i treta për peshën më të lartë në ekonomi, pas bujqësisë me 19.2 %, dhe sektorit të tregtisë, akomodimit dhe transportit me mbi 15%.Në vitin 2005 administrata publike ishte sektori i katërt më i madh pas, bujqësisë, tregtisë dhe ndërtimit.
Lidhjet nepotike kthejnë administratën shtetërore në ‘depo’ të punësimeve partiake. 60 % e vendeve të punës në Shqipëri zihen me “mik”. Nxiten nderet që i bëjnë njëri tjetrit “baballarët” tanë të kombit është punësimi i të afërmeve në konsullata dhe ambasada, ministri e drejtori
Taksat e qytetarëve si qoka për vota
Situata ekonomike në Shqipëri është më e rënda që nga viti 1991, por kjo nuk e ka penguar qeverinë Rama të shtojë në mënyrë marramendëse numrin e punonjësve provizor në administratën shtetërore duke arritur shifrat më të larta që nga viti 2005. Punësimet në administratë bëhen në bazë të numrit të popullsisë dhe nivelit ekonomik të vendit. Dhe sipas këshillave të organizmave europian, por edhe sugjerimeve të FMN, Shqipëria për numrin e popullsisë nuk duhet të ketë më shumë se 85 mijë të punësuar në Administratën Qëndrore dhe atë. Sipas të dhënave zyrtare çdo i punësuar i ri kushton shtetit 580 mijë lekë në muaj.
Sipas të dhënave referuar nga Strategjia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive 2023-2030, 60 % e vendeve të punës në Shqipëri zihen me “mik”.Shpeshherë kemi dëgjuar se nderet që i bëjnë njëri tjetrit “baballarët” tanë të kombit është punësimi i të afërmëve në konsullata dhe ambasada, ministri e drejtori. Larg Shqipërisë, por edhe larg kontrollit shtetëror. Diplomatë janë djemtë, vajzat, nënat, baballarët, motrat, vëllezërit, kunatat, kunetërit, kushërinjtë, etj, etj të krerëve dhe ish-krerëve të shtetit. Ndërkohë që fryrja e këtyre insitucioneve nuk ka asnjë impakt tek shërbimet dhe se punësimi i tyre bëhet vetëm për karriget dhe votat e atyre në pushtet.