Autorë të grabitjes së 29 banesave me vlerë 1 mln euro, janë dy shqiptarë

389
Dy shqiptarë të moshës 29 e 41 vjeç janë autorë të 29 grabitjeve të kryera në banesa përreth provincave të Varesës, Verbania e Novara gjatë periudhës qershor-korrik 2015.
Pas disa muaj hetime, policia italiane ka mundur të identifikojë autorët e vjedhjeve të shumta të kryera gjatë verës së shkuar në komunat përreth rivierës së Lago Maxhores e që kapërcejnë shumën 1 milion euro.
Shumica e objekteve të vjedhura, mes të cilave dhe disa makina luksoze i janë kthyer pronarëve të tyre.
Dy shqiptarët janë dhe autorët e grabitjes së dhunshme të kryer më 19 korrik të 2015 në një vilë në qytezën Gignese (Verbania), ku pronari i banesës është dhunuar e mbyllur në një dhomë.
Dy shqiptarët e akuzuar gjenden aktualisht në burg për krime të tjera.
Sigal