Aksident në bypass Vlorë, 34-vjeçari ka marrë plagë të lehta

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në bypass, Vlorë ku shtetasi me iniciale R.B 61 vjeç drejtonte mjetin e tij të tipit Fiat është përplasur me një motomjet drejtuar nga shtetasi P.B 34-vjeç. ky i fundit ndodhet në spital ku po merr edhe ndihmën e parë.

Njoftimi i Policisë:

Sigal

Sot, rreth orës 17:45, në bypass, në afërsi të fshatit Qishbardhë, një automjet tip “Fiat”, me drejtues shtetasin R. B., 61 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin P. B., 34 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi P. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.