Ilir Meta mesazh studentëve: Askush nuk mund t’i kufizojë ëndrrat tuaja!

87
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpërndarë në Facebook një mesazh mbështetjeje drejtuar studentëve dhe gjithë të rinjve shqiptarë.

Kreu i PL, ka shpërndarë në rrjetin social një foto ku shihet në prani të rinjve të Partisë së Lirisë. Në krah të saj, ai zotohet se askush nuk mund t’i kufizojë më ëndrrat e studentëve në Shqipëri, pasi ato janë gëzimi dhe frymëzimi i vendit.

“Askush nuk mund të kufizojë ëndrrat e studentëve. Ato janë gëzimi dhe frymëzimi i Shqipërisë”, shkruan Meta në Facebook.