Petrit Vasili: Modeli Ekonomik i Partisë së Lirisë e nxjerr vendin nga kolapsi

140
Sigal

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka deklaruar se modeli i ri ekonomik që vjen si ofertë politike nga Partia e Lirisë, është përgjigjja që shqiptarët po prisnin për krizën e rëndë ekonomike dhe kolapsin ku po e çon vendin kryeministri Rama.

Përmes një postimi në facebook, Vasili nënvizon pikat kyçe të programit ekonomik të Partisë së Lirisë dhe thekson se kryefjalë do të jetë transparenca, sundimi i ligjit dhe një administratë që shërben për qytetarët.

POSTIMI  PLOTË

Modeli i ri Ekonomik, qe nxjerr vendin nga kolapsi, produkt themelor politik i Konventes se Partise se Lirise.

Me Modelin e ri ekonomik te paraqitur dje nga Ilir Meta, shqiptaret kane që nga dje nje alternative shume te qarte per varferine, per zhvillimin dhe lirine e bisnesit, per terheqjen e investimeve te huaja dhe vendase me peshe, per nje sistem fiskal te drejte dhe jo te korruptuar.

– Shembja e modelit aktual rilindas te bazuar ne korrupsion ,pastrim parash dhe trafiqesh.

-Burimet dhe oportunitetet jashtezakonshme te Shqiperise do te shfrytezohen maksimalisht dhe nuk do te grabiten.

– Te ardhurat do te rriten sepse korrupsioni grabit mbi 2 miliard euro vetem nga mosmbledhja korruptive e tyre.

– liria dhe konstruktiviteti maksimal ndaj bisnesit moto udheheqese per transformimin ekonomik

– Transparence dhe verifikim ne themel i cdo qindarke te parave publike te derdhura me miliarda ne Koncesione, PP dhe tendera korruptive pa fund te dhene me 99% te çmimit.

Kryefjala e Modelit te ri ekonomik eshte sundimi i ligjit dhe trasparenca absolute e administrates shteterore, qe do te shnderrohet ne sherbyese te qytetareve dhe jo më si nje çete grabitqare patronazhistesh te korruptuar sic eshte sot vetem per shkak te Edi Rames.