Fitorja ndaj Kukësit, Shehi: Treguam karakter, ja përse penalltinë e gjuajti Limaj

109
Sigal

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për mediat pas fitores 4-1 ndaj Kukësit. Ai u shpreh shumë i lumtur për fitoren dhe e meritonin pas humbjes me Erzenin.

“Ndeshja – Na kënaq që kthehemi aty ku duhet të kthehemi. Pjesa e parë ishte pak e vështirë por në të dytën më të lehtë. Ishtë fitore karakteri sidomos pas Erzenit. Shpërndarja e golave më kënaqi. Më pëlqeu gjithashtu zhbllokimi i Patrick pasi e ka kërkuar shumë golin dhe nuk ka pasur fat në disa raste edhe me zëvëndësimet.

Penalltia – Penalltine e gjuajti Limajt. Është titullar i padiskutueshëm sidomos vitin e kaluar. Këtë vit ka pasur dëmtime. Për t’i treguar që është lojtari i duhur për ne. Përzemërsi e Xhixhës gjithashtu. I komplimentoj të dy.- tha ai.