Sekuestrohen qindra mijëra euro në portin e Durrësit, ja ku ishin fshehur

132
Sigal

Një shifër e konsiderueshme parash, konkretisht rreth 500 mijë euro janë sekuestruar në një autobus në Portin e Durrësit. Mësohet se paratë janë gjetur gjatë kontrollit të një autobusi që ndodhej në tragetin që vinte nga Bari, Itali.

Numërimi i parave vijon ende dhe pritet që në përfundim të mësohet shifra e saktë. Nderkaq autobusi aktualisht mbahet i bllokuar në pikën e dytë të kontrollit në portin e Durrësit.

Ende nuk ka asnjë zyrtar nga policia në lidhje me rastin.