Ka besimin e Artetës, Granit Xhaka merr rol drejtues te Arsenali

156
Sigal

Granit Xhakës dhe Gabriel Jesus u janë dhënë role drejtuese në Arsenal për të  zëvendësuar Martin Odegaard, raporton David Ornstein.

2 javët e para në kampionat kanë qenë pozitive për Arsenalin, me dy fitore bindëse kundër kundërshtarë mjaft të vështirë

Në ndeshjen më të fundit të Topçinjve kundër Leicesterit, si Jesus ashtu edhe Xhaka ishin vendimtarë, me të parin që shënoi dy herë dhe asistoi dy herë, ndërsa zvicerani shënoi emrin në listën e golashënuesve.

Nuk është sekret që Xhaka dhe Arteta kanë një marrëdhënie të veçantë, me spanjollin që e bindi mesfushorin të qëndrojë në klub në fund të vitit 2019.