Dukatasit janë në të drejtën e tyre për pronat

    542
    Karaburuni, një nga zonat kullosore ku nga 120 000 krerë më 1941, rreth 50, 60 mijë krerë ishin në zonën e Karaburunit. Janë të njohura fiset që disponojnë dokumenta për këtë zonë si: Kullurajt, Bodoj, Mixhaj, Belloj, Mëhillaj, Havaraj, Hoxhaj, Sadikaj, Peçulaj, Brahoj, Çapoj, Jazoj, Dervish Aliaj, Koshenaj, Rodakaj… Popullimin e kësaj zone e vërtetojnë jo vetëm qëndrat e banuara si ato stanare, konakët (shtëpi) me gur e qepiç, por edhe me dhjetra varre në gjithë zonën e Karaburunit si burra, gra e fëmijë. 
    Duke marrë shkas nga një ndërhyrje e kryeministrit ndaj një anëtari të shoqatës “Dukati” në takimin e bërë në Tiranë për projektligjinin e qeverisë për pronat ai tha: “Ç’kërkojnë Dukatasit për Karaburunin” apo meqënëse i paguan xhelepin Turqisë ata ua falën kullotat atje. Me mendimin se ky kryeministër mori vota të konsiderueshme, si njeri me vizion për qeverisje, energjik e i përkushtuar ka edhe paqartësi për pronat dhe pronarët, jo shumë i saktë në interpretimin në periudha të caktuara kushtutuese. Jemi të detyruar t’i rikujtojmë kryeministrit se Dukati dhe gjithë zona e Dukatit njihet me këtë emer qysh nga 220 para erës së re. (Shiko historia e vjetër e Europës). Shteti bizantin bëri ligjin për pronat, kur regjistroi të gjitha familjet që posidonin ato dhe i regjistroi në regjistra kadastrale. Kjo formë administrimi vazhdoi edhe në kohën e pushtimit Turk pra, Dukati si gjithë globi nuk është në kohën e Turqisë, por shumë më thellë që e njeh historia. Mjafton të përmendim se në vitin 48 para krishtit, Jul Çezari thirri krerët e Dukatit për të njohur me synimin se do te kalonte nëpër Dukat për t’u ndeshur në Orikum me Pompeun. Dukatasit ju përgjigjën po,(veçse mos na prishni të mbjellat dhe yshtat çarmë të asaj kohe) t’i mbani me kokë poshtë. Edhe sot në Dukat njihet vendi si qafa e Çezarit. Pra, me Dukatasit po të dish të bisedosh gjen mirëkuptim. Karaburuni është pjesë e Dukatit. Kjo zonë futet në det 15 km me gjerësi, 3,5 km me sipërfaqe, 62 km² që bën pjesë në tërësinë e Dukatit prej 264 km², ndaj dhe është quajtur Dukat, gjysma e Misirit fshat i madh me pasuri përrallore në brigjet e Jonit. Projektuesit e ligjit për pronat, duhet ta njohin mirë territorin, vlerat, poseduesit me dokumentat e tyre, ligjin për shpërblimin mbi vlerat e saj, bisedimet me pronarët. Pronarët i mbron Kushtetuta, ata që shkelin Kushtetutën gabojnë. Kushtetuta aktuale e miratuar me refendum popullor 1998, ky ligj përputhet plotësisht me interesat e pronarëve dhe për këtë ne si shoqatë e degës Vlorë, ku banojnë 460 familje e që janë të lidhur me pronat e tyre kërkojnë vetëm zbatimin e Kushtetutës e veçanërisht neni 41, 42, 181 që garanton të drejtat e pronarëve. Projektligji për pronat i depozituar në mënyrë të fshehtë nga qeveria shqiptare nuk ben fjalë për kthim fizik edhe kur pronat janë të lira, por kompesim financiar, pra, të shpërblehen në kurriz të shqiptarëve. 
    “Kafshimi” i Dukatit
    Ka kohë që Dukatin kërkojnë ta ‘kafshojnë’ të larë e të palarë, bejlerë e “sundimtarë” drogaxhinj e hajdutë, të njohur e të panjohur. Dukatasit janë më të drejtën e tyre dhe është e vështirë t’i nënshtrosh ata në mënyrë tinzare. Ju kujtojmë se historiani Evliha Çelepiasi në librin e tij “Shqipëria para 200 vjetësh” midis të tjerave thotë: Dukatasit, burra me gjoks të zhdërvjellët, bujarë, të pabinduar dhe të pashtruar, por ndër më trimat që njeh kombi shqiptar. Para pak vitesh, kur Ministri i Brendshëm ishte Lulzim Basha urdhëroi që në Dukat të terrorrizonte me forca policore nga Tirana Fieri dhe Vlora. Ishte e enjte ajo ditë, pasi policia u thye dhe panë gjithë shqiptarët në televizor, Lulzim Basha midis të tjera në palament tha: “Talibanët të Dukatit” Kjo monstër e atij dikasteri e mori pergjigjën, kur Dukatasit i thanë hajde në Dukat, po ta mbajti. Ky rebelim tregon se, po nuk di të merësh vesh bije viktimë e gabimeve të tua. Nuk i kthen fizikisht kullotat edhe kur ato janë të lira, këto sipërfaqe projekti i trajton si “Toka” për të mos i kthyer, por t’i menaxhojë vetë qeveria për kthimin e kullotave, ligji rezulton që në vitin 1991, por shteti e zvarrit. Ky projektligj heq të drejtën e ankimit për themelin e çështjes, edhe këtë projektligj Strasburgu nuk e njeh. Qeveria nëpërmjet ligjit të zhvillimit të turizmit kur “Bosët” do t’i marrin ato si toka shtetërore me çmime të ulta dhe qoftë Beu i jugut apo të tjerë të manovrojnë si të duan, si në çiflikun e tyre. 
    Fiset, me dokumente prone
    Karaburuni një nga zonat kullosore. ku nga 120 000 krer më 1941, rreth 50, 60 mijë krerë ishin në zonën e Karaburunit. Janë të njohura fiset që disponojnë dokumenta për këtë zonë si: Kullurajt, Bodoj, Mixhaj, Belloj, Mëhillaj, Havaraj, Hoxhaj, Sadikaj, Peçulaj, Brahoj, Çapoj, Jazoj, Dervish Aliaj, Koshenaj, Rodakaj etj etj. Popullimin e kësaj zone e vërtetojnë, jo vetëm qëndrat e banuara si ato stanare, konakët (shtëpi) me gur e qepiç, por edhe me dhjetra varre në gjithë zonën e Karaburunit si burra, gra e fëmijë. Aty e ka patur varrin edhe heriona e popullit Sado Koshena. Dukati i njohur për numrin e madh të bagëtive dhe prodhimet blektorale bënin tregti dhe në Itali nëpërmjet anijeve. Vendet përrallore të Dukatit si gjiri i Gramës, Pllaja e Ravenës, Kepi i Gjuhëzës, Shpella e Haxhi Aliut, Shpella e Dukë Gjonit, Gjiri i Brisanit, Ai i Dafinës dhe Raguzës, Gjiret e Virgjëra Shën Janit dhe Shën Vasis etj. Të gjitha këto kërkojnë të bien në dorë të bosëve të drogës, pronarëve të sakfeve që kanë mbytur sa e sa njerëz, pronarëve të prostitutave, vjedhësit e parave të shtetit, gjyqtarët e vendimeve paçavure që rrjedhin gjak, të gjitha këto të mbështetura nga disa politikanë karagjozë, disa ligjvënës batakçij. Një fjalë e urtë thotë “djali duket në të parë, kali në të ngarë”, prandaj kali duhet ngarë mirë, sepse siç thotë populli ai kalë që të ngrë ai do të qorrollisë. Zotëri politikan dilni mbi veten tuaj respektoni votën e popullit mbroni e çmoni pronën, sepse prona është treguesi kryesor i dinjitetit të njeriut. Me 1984 nga vizita në Shqipëri e politikanit të njohur Gjerman dhe ish-kryeministri i Bavarisë Shtrausi qëndroi në Dukat një ditë të tërë, mbasi vrojtoi nga të katërat e anës det, tokë dhe male u habit dhe tha: Mos u merrni shqiptarëve atë që e kanë (prona) jepuni atë që nuk e kanë të drejtën mbi pronën. Ju drejtohemi politikanëve shqiptarë (nëse janë shqiptarë), ligjvënseve, nësë janë bijë të këtij popullit mos u bëni qesherakë, ruani sado pak vlerat e popullit tonë. Ne si bij e bija të Dukatit do qëndrojmë me respekt të ligjëve, nëse ato përmbushin interesat e votueve, do të respektojmë të zgjedhurit, kur ata e meritojnë. Mos na keqkuptoni, por mundohuni të përfitoni Dukatin. Nuk bëni dot parcela dorge, as hotele e motele për turizëm “seksual”. Në Dukat ka njerëz dhe jo popull (turmë), ka patriotë dhe burra të mençur. Në çfarë distance do qëndroni është e drejta juaj, ne dimë të mbajmë qëndrimin tonë.
    Shoqata “Dukati”, Vlorë
    Sigal