“Borxhi publik ka shkuar 107%”/ Berisha: Sot çdo shqiptar duhet ta kishte rrogën mesatare 1500 euro! Ku janë?

125
Sigal

Kryetari i PD-së Sali Berisha është ndalur edhe te gjendja e rëndë ekonomike që ka pllakosur vendin, pasi borxhi publik është rritur në 107% por shqiptarët janë në mjerim të plotë.

Sipas Berishës, me këtë borxh, nëse kthehej në mirësi, çdo qytetar do të kishte një rrogë mesatare 1500 euro.

“Më thoni sa janë rritur rrogat? Borxhi është rritur nga 62.4% në 107%. Çfarë është bërë me këtë borxh? Ju garantoj se nëse kjo qeveri do të mendonte, unë për këta qytetarë për ta punoj, do t’i bëj të harrojnë varfërinë, mund të rriste po të donte tre herë rrogat dhe pensionet. Me këtë borxh edhe më shumë. Me këtë borxh, nëse kthehej në mirësi, çdo qytetar do të kishte një rrogë mesatare 1500 euro. Ku janë? Sa është sot rroga? 30% më e ulët se në 2013, sepse çmimet janë 80-90% më të larta. Ajo qeverisje kishte probleme, e imja, por shpresën ua ngjalli shqiptarëve, popullsia u rrit nga viti në rrit”-tha Berisha.