Edison Pulës ia dërguan sharrën në burg me dron? Detaje nga arratisja e mikut të Marklen Hakës

106
Sigal

Një dron mund të jetë bërë aleati i Edison Pulës për arratisjen nga burgu i Trevisos.

Mediat italiane shkruajnë se 27-vjeçari shqiptar, dyshohet se është ndihmuar nga një dron, i cili të ketë futur sharrën me të cilën ai sharroi hekurat e dritares së qelisë.

27- vjeçari që njihet si mjeshtër i arratisjeve dhe i vjedhjeve serial, u largua së bashku me dy shqiptarë të tjerë, këta të fundit të arrestuar brenda pak orësh.

“Edison Pula është pritur nga dikush jashtë burgut të cilët po e strehojnë në një vend të qetë. Arratisja është planifikuar prej kohësh, dikush mund ta ketë hedhur sharrën përmes një droni. Sharra mund të ketë rënë në një cep të burgut”, shkruajnë mediat italiane.

Ishte viti 2016, dhe në skenë do të dilte emri i Edison Pulës, vetëm 21 vjeç, në të njëjtën listë me Marklen Hakën dhe shumë të rinj të tjerë, të cilët duket se iu shërbenin më së miri kapove të krimit vendas që shtrihej deri në Durrës dhe Tiranë.

Edisoni u tha se kishte siguruar mina të telekomanduara në Shkodër dhe një prej tyre u përdor në një atentat ndaj Gentjan Bejtjas, një personi që në fakt kishte hyrë e dalë disa herë nga burgu për shkak të akuzave për vjedhje.

Bejtja i mbijetoi atij atentati të bujshëm, ndërkohë që policia dhe prokuroria e Krujës, një stacion policor i Fushë-Krujës, në të cilin hidhej thuajse çdo natë nga një kallëp tritoli brenda, Policia e Durrësit e nganjëherë edhe strukturat speciale të policisë së Shtetit e rrethonin Niklën për të bërë të mundur më shumë dhënien e ndonjë mesazhi se sa idenë se po i godisnin sipas ligjit.

Edhe Marklen Haka është nga Nikla dhe pak ditë më parë mbeti i plagosur me një plumb në nofull.