“Po përgatitet një sulm i madh”/ Paralajmërimi i frikshëm: Për disa orë Mariupoli do jetë në duart e rusëve

Profesori dhe analisti Michael Clarke ka bërë një parashikim të zymtë mbi luftën e Ukrainës në qytetin Mariupol.

Sipas Sky News, Clarke tha se trupat ruse kanë marrë Izyum dhe  tani po përpiqeshin të zbrisnin në Mariupol me synimin për t’u bashkuar me separatistët në lindje për të nisur një “sulm të madh”.

Sigal

“Do të duhet pak kohë për ta bërë, por nëse ata mund të mposhtin ukrainasit në Mariupol, ata mund të lirojnë ndoshta gjysmën e forcave të tyre atje, të paktën 6,000 ose ndoshta 8,000 trupa, për të filluar të shtyjnë drejt veriut në këtë ofensivë të madhe”- tha ai.

I pyetur nëse Mariupol ka gjasa të bjerë në duart e rusëve, Clarke tha: “Po, po, shumica e njerëzve mendojnë se tani për disa orë, jo ditë”. Madje, siç ka shtuar ai, “do të habitesha nëse Mariupol nuk do të ishte në duart e Rusisë në këtë kohë nesër”.

“Qyteti me gjysmë milioni banorë është shkatërruar”, tha Clarke – “nuk ka mbetur asgjë prej tij si qytet”.