“O Edi Rama pse nuk më zgjedh president të Shqipërisë”/ Genard Hajdini: Do t’ju bëj ballë rusëve si Mujo Ulqinaku

162
Sigal

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini kërkon që të bëhet president i vendit.

Ai ka ndarë një video në rrjete sociale, përmes së cilës i bën thirrje kryeministrit Rama se do ta mbrojë vendin nëse vijnë rusët ashtu si Zelensky në Ukrainë.

“O Edi Rama pse nuk më zgjedh president i Shqipërisë, Dhe të premtoj se po erdhën rusët nuk kam për të vrapuar. Do të qëndroj në Shqipëri si Zelensky. Do t’ju bëj ballë rusëve si Mujo Ulqinaku. Do të udhëheq popullin tim si president i shqiptarëve. Më zgjidh president dhe Sonidën do ta mbaj si shefe të Burimeve njerëzore të presidencës.”, thotë ai.