Pazaret e drejtuesve me firmat e pularive, rrezikojnë fëmijë  

180
Sigal

Tre ditë pas ngordhjes së pulave, drejtoria e Kopshte-Çerdheve bleu 25 mijë kg. mish pule e gati 1 milion kokrra vezë. Tenderi u shty 2 javë dhe u bë në kulmin e epidemisë. Anti-krimi duhet të hetojë këtë rast. Sipas ligjit “Për sigurinë ushqimore”, entet publike si kopshte, çerdhe, konvikte, spitale, qendra sociale etj, nuk duhet të blejnë produkte mishi, vezësh dhe bulmetra vendi e importi, në periudhat kohore kur ka epidemi në bagëti e shpendë

 

 

Tenderi u shty dy javë dhe u bë në kulmin e epidemisë. Anti-krimi duhet të hetojë këtë rast. Sipas ligjit “Për sigurinë ushqimore”, entet publike si kopshte, çerdhe, konvikte, spitale, qendra sociale etj, nuk duhet të blejnë produkte mishi, vezësh dhe bulmetra vendi e importi, në periudhat kohore kur ka epidemi në bagëti e shpendë.

Disa herë, u denoncua pazari që ministresha Frida Krifca dhe pronarët e pularive në Durrës, të lejoheshin t’i shisnin pulat e ngordhura për mish e t’i çonin në fabrika sallami, duke deklaruar se i kanë groposur, por rezultoi mashtrim me pasojë krim ushqimor. Po kështu, paralajmëruam se përveç tregut dhe fabrikave të sallamit, pulat e ngordhura dhe vezët e infektuara, kanë filluar të shiten për mish, nëpërmjet tenderëve që organizojnë drejtorët në kopshte, çerdhe, spitale, konvikte, qendra sociale e shtëpi fëmijësh.

Një tender i tillë, është bërë nga Drejtoria e Kopshte-Çerdheve në Tiranë, për blerje mish pule e vezë, realizuar më 24 mars 2022, ose 3 ditë pas ngordhjes masive të pulave në Durrës, kur u dha alarmi i rrezikut për shëndetin e konsumatorëve. Sipas ligjit “Për sigurinë ushqimore”, entet publike si kopshte, çerdhe, konvikte, spitale, qendra sociale etj, nuk duhet të blejnë produkte mishi, vezësh dhe bulmetra vendi e importi, në periudhat kohore kur ka epidemi në bagëti e shpendë. Mirëpo drejtuesit e Kopshte-Çerdheve të Tiranës, që siç duket e kishin bërë pazarin me firmën “Argent Daci Pf” para bërjes së tenderit; vendosën të blejnë 925 mijë kokrra vezë dhe 25 mijë kilogramë mish pule në kulmin e sëmundjes së pulave dhe të ngordhjes së mbi 700 mijë krerëve.Këto sasi mishi pule e vezësh, do t’i hanë fëmijë të moshës 1-6 vjeç në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës, për të cilët, prindërit paguajnë që të kenë dhe cilësi e siguri ushqimore, mirëpo drejtuesit e kanë mendjen te pazaret me firmat private. Sipas njoftimit zyrtar, të bërë më 4 prill 2022 për subjektin fitues “Argent Daci Pf”, tenderi është me vlerë 526 milionë lekë me TVSH, por është bërë vetëm me këtë pjesëmarrës e është dhënë sa 99.99% e fondit limit, kur sipas shpalljes duhej bërë me disa firma e oferta. Incident, që fëmijët në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës, mund të konsumojnë  pula të ngordhura e vezë të infektuara, ta krijon ky fakt: Tenderi ishte caktuar të bëhej më 7 mars 2022, kur sapo ishte shfaqur gripi i shpendëve, por është shtyrë e është bërë me 24 mars, në kulmin e ngordhjes së pulave. Anti-krimi ushqimor, duhet të hetojë këtë rast, mbasi 4 fermat e prekura në Durrës dhe ministresha e Bujqësisë, Frida Krifca, në pazare më njeri-tjetrin, mashtruan se gjoja i kanë groposur mbi 700 mijë pula e 20 milionë kokrra vezë. Ndërsa burimet tona, thonë se subjekti fitues “Argent Daci Pf”, me aktivitet thertore “Daci AL Sh.p.k”, që do çojë vezë e mish pule për fëmijët, ka mbushur dhomën frigoriferike gjatë ditëve të ngordhjes së pulave e infeksionit të vezëve. Hetimi të bëhet sipas ligjit “Për sigurinë ushqimore”, që detyron këtë firmë tregtimi produktesh mishi, vezë e bulmetra, të deklarojë me dokumente, burimin e blerjes së këtyre produkteve, që do çojë në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës. Kaq për sot./Pamfleti