Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi mori pjesë në Samitin Botëror për Qeverisjen që u mbajt në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ministri Çuçi, gjatë punimeve të këtij samiti u takua me gjeneral Shaikh Rashid bin Abdullah Al Khalifa, ministër i Brendshëm i Bahrejnit.
Çuçi bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua ndër të tjera mbi bashkëpunimin për modernizimin e strukturave të sigurisë.
“Diskutuam për rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona mike dhe mundësitë e bashkëpunimit për modernizimin e strukturave të sigurisë”, deklaroi Çuçi.