Rama: Duhet bërë çdo gjë për një hetim të pavarur të krimeve ndaj civilëve në Ukrainë

128
Sigal

Kryeministri Edi Rama reagoi mbrëmjen e sotme në lidhje me pamjet e civilëve të vrarë që vijnë nga Ukraina.

“Imazhet e frikshme të civilëve të vrarë në masakrën e Bucha-s në Ukrainë, nga ushtria ruse janë tronditëse. Duhet bërë çdo gjë për një hetim të pavarur të krimeve të tilla të tmerrshme. Asgjë nuk mund të justifikojë një mizori të tillë. Çfarë dhimbjeje dhe çfarë turpi!”, u shpreh Rama.

Pas tërheqjes së trupave ruse nga zona përreth kryeqytetit ukrainas Kiev, fotot e njerëzve të vrarë në qytetin e rimarrë të Buchas kanë shkaktuar zemërim, aq sa kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitchko deklaroi se ”ajo që ka ndodhur në Bucha dhe në periferi të tjera të Kievit mund të përshkruhet vetëm si gjenocid.