Gjatë ditëve të festave lëvizjet në pikat kufitare në vend kanë qenë të shumta.
Për datën 4 janar në Kapshticë kanë hyrë 1251 dhe kanë dalë 2350 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Ndërkohë nga pika e kalimit kufitar në Qafë Thanë kanë hyrë 1975 dhe kanë dalë 1827 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Kujtojmë se fluksi i qytetarëve në disa vende turistike në vend u pasua edhe me bllokim të qarkullimit të automjeteve.