Plot 80 kokë bagëti kanë ngordhur pasi janë goditur nga rrufeja në Gjirokastër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonat e Kaparielit dhe Nivicës. Sipas përgjegjësit të Shërbimit Veterinar në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë, në dy tufa të imtash, shkarkimi i rrufesë ka sjellë ngordhjen e këtyre krerëve ku specialistët kanë shkuar në këto zona dhe kryer groposjen në mënyrë që të mos tregtoheshin për konsum. Dokumetacioni u përcoll pranë pushtetit vendor dhe pritet të bëhet dëmshpërblimi. Duke qenë se Qarku i Gjirokastrës cilësohet si një vatër e nxehtë për sëmundshmërinë zonoze e sidomos antraksit e brucelozës, po merren masat profilaktike dhe po vijon vaksinimi i krerëve dhe remontit.