Zjarri në Lushnje djeg 1 ha ullishte, favorizohet nga era e terreni

464
LUSHNJE – Rreth 1 hektarë ullishte në pyjet e Allprenajt, në Lushnjë janë përfshirë nga flakët e zjarrit mesditën e sotme.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies se zjarrit, ndërsa flakët të favorizuara nga era dhe terreni i thyer malor janë përhapur me shpejtësi.
Sakaq zjarrëfikset nuk kanë mbërritur ende në vendngjarje për shkak të terrenit të thyer e malor.
Banorët e zonës janë përpjekur me mjete rrethanore të vënë nën kontroll zjarrin, i cili po u shkakton mjaft dëmë banorëvë të zonës. 
Sigal