Bleu Ferrarin me para të dyshimta shitësit i bllokohen 100 mijë euro

493
Prokuroria e Elbasanit i ka bllokuar llogarinë prej 100.000 euro shitësit të automjetit tip Ferrari pasi dyshohet për origjinën e parave. Sekuestroja preventive për shumën e 100 mijë euro llogari bankare është vendosur në llogarinë P. Çela, pasi dyshohet se kjo shumë ka burim të dyshimtë financiar. Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Elbasanit rezulton se shtetasi Çela ka marrë shumën 100 mijë euro nga A.Toli, si pagesë për blerjen të një mjeti tip “Ferrari” që ishte në pronësi të Çelës.
Në bazë të veprimeve të deritanishme rezulton se Toli, pra blerësi i automjetit tip “Ferrari” është administrator i një biznesi familjar me lojëra kompjuterike për fëmijë dhe nga verifikimet paraprake rezulton që nuk ka pasur mundësi të krijojë një shumë të tillë (100 mijë euro) për të blerë një send luksi, automjet tip “Ferrari”. Ndërkohë, Prokuroria ka nisur hetimet për të provuar burimin real të kësaj shume dhe të tjera transaksioneve të kryera nga Toli për disa vite, në shuma të ndryshme të konsiderueshme. 
Sigal