Këto pamje tregojnë se si numërohen delegatët e Kuvendit të Rithemelimit.
Secili identifikohet në mënyrë elektronike që në hyrje.Më pas numri i tyre del në një tabelë të madhe të vendosur në stadiumin AirAlbania.
Janë afro dy mijë delegatë që janë numëruar deri më tani.