“Skandal!”, Vasili: Të vërtetën po e thonë mediat britanike, Rama & Co e bënë Shqipërinë qendër refugjatesh

181
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar në mediat britanike të cilat flasin sërish për ngritjen e një kampi në Shqipëri për strehimin e emigrantëve.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili e cilëson lajmin një skandal.

REAGIMI I VASILIT
Skandali!

Pak minuta me pare Daily Mail ben sot publik lajmin e rende.
Nje qender pritje ne Shqiperi per refugjatet, qe kalojne nga Franca ne Angli.
Megjithe pergenjeshtrimet e qeverise se genjeshtres e verteta mesohet serish vetem nga Anglia.
Qeveria e paafte dhe e lige ka shqyer portat e Shqiperise per cfaredo lloj refugjati ane e mbane globit.
Ate, qe nuk e pranojne ne menyre kategorike qeverite e vendeve te tjera, qeveria e pacipe e Tiranes e ben pa u menduar dy here duke ja bere Shqiperine te padurueshme shqiptareve.
Edi Rama & Co e bene Shqiperine thjesht qender refugjatesh ndersa shqiptaret largohen si refugjate me mijra e mijra nga Shqiperia.

  • foto galeri