Osmani në mes të OKB-së: Vuçiç si Millosheviç! Ministri i jashtëm serb: Çohu në këmbë se…

242
Sigal

”Përplasja” Serbi-Kosovë ndodhi edhe në OKB. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka replikuar me ministrin e Jashtëm të Serbisë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ku po diskutohet për Kosovën. Vjosa Osmani duke përmendur krimet e Serbisë në Kosovë, e ka krahasuar homologun serb Aleksandar Vuçiç me Milloshevicin dhe i ka kërkuar që ta pranojë njëherë e mirë pavarësinë e Kosovës.

”Vuçiçi flet me një gjuhë të qartë kur nuk ka ndonjë tentim që të ketë admirim për Sllobodan Millosheviqin. 140 mijë persona kanë humbur jetën gjatë gjenocidit të Millosheviqit në ish-Jugosllavi; në Kosovë, më shumë se 30 mijë persona janë vrarë; 20 mijë gra janë dhunuar; 160 mijë persona janë zhdukur dhe akoma ka varre masive; më shumë se 1 milionë qytetarë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Kosovë”.

Kurse ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç, i është drejtuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se kur ta përmendë emrin e Vuçiç, duhet të ngrihet në këmbë, pasi Vuçiç është edhe president i saj.

”Zonja Osmani duhet të qëndroni në këmbë kur të përmendi Aleksandar Vuçiç sepse është edhe presidenti i juaj dhe duhet t’i kushtoni respekt. Ndërsa sa i përket kasapit të Ballkanit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të tjerëve të cilët kanë rrëmbyer qytetarë të pafajshëm dhe kanë tregtuar organe njerëzore janë në burg dhe po përballen me gjyqin”.