Parlamenti rus voton largimin nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut

141
Sigal

Ligjvënësit rusë kanë votuar për të nxjerrë Moskën jashtë juridiksionit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut pas më shumë se 20 vjetësh si anëtare e Këshillit të Evropës.

Sipas “The Guardian”, Rusia miratoi dy projektligje, një që heq vendin nga juridiksioni i gjykatës dhe një i dytë që vendos 16 marsin si kufi, që vendimet e marra pas kësaj date të mos zbatohen.

Pas votimit, kryetari i dhomës së ulët të parlamentit, Vyacheslav Volodin, tha:

“Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është kthyer në një instrument beteje politike kundër vendit tonë në duart e politikanëve perëndimorë. Disa nga vendimet e gjykatës “ishin në kundërshtim të drejtpërdrejtë me kushtetutën ruse, vlerat dhe traditat tona”.

Ankesat në GJEDNJ ishin bërë zgjidhja e fundit për paditësit në disa çështje të profilit të lartë të refuzuara nga gjykatat ruse,  por projektligji i sotëm shënon fundin e asaj që shumë aktivistë e panë si shpresën e fundit për drejtësi.