Ministri Ulsi Manja: Për vettingun kemi folur me amerikanët, do flasim edhe me opozitën. Hartë e re me më pak gjykata

202
Sigal

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se për zgjatjen e afatit të vetingut, “janë në konsultim të ngushtë me BE dhe SHBA”.“Ne do të propozojmë zgjatjen e afateve të Vettingut, natyrisht është një proces që kërkon ndërhyrje në Kushtetutë dhe është i domosdoshëm dhe bashkëpunimi i opozitës. Jemi në konsultim të ngushtë me partnerët tanë, BE dhe SHBA, në ditët në vijim do të kemi dhe materializmin e nismës së re në Kuvend”, deklaroi më tej ministri i drejtësisë. Manja tha se do kërkojnë dhe mbështetje nga opozita. Pro shtyrjes së afateve të Vettingut u shpreh dhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.