Përplasje me armë zjarri në qendër të qytetit të Durrësit, në bulevardin “Durrahu”. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një sherr mes dy të rinjve ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve.
Fatmirësisht nga të shtënat e armëve nuk ka pasur të plagosur. Sakaq, nuk dihet ende identiteti i këtyre personave. Sapo u njoftua për rastin, forca të shumta policore mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur arrestimin e personit që qëlloi më armë.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të sherrit mes dy të rinjve.