Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kavajë.
Sipas njoftimit të policisë, një 59-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë pasi kishte hyrë për të shuar zjarrin që kishte përfshirë tokën e tij. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale R.P banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh.
Policia së bashku me grupin hetimor po punojnë për të zbardhur ngjarjen.