“Pse ma gërvishte makinën”, sherr mes pushuesve në Vlorë

188
Sigal

Një sherr me sende të forta ka ndodhur sonte në Orikum të Vlorës, mes disa pushuesve. Një prej tyre nuk ka duruar dot që i është gërvishtur automjeti dhe ka nisur ‘përleshjen’.

Pushuesit janë rrahur me sende të forta me njëri-tjetrin, për një arsye që duket paksa banale. Nga përplasja, janë lënduar dy persona, që kanë pësuar dëmtime në trup.

Policia është në vendngjarje, ndërsa raportohet se një nga të përfshirët në sherr ka pasur edhe armë me vete.