“Indeksi Global i Drejtësisë” / Braimllari: Në Shqipëri korrupsioni qeveritar është kthyer në sistem

200
Sigal

Pas publikimit të “Indeksit Global të Drejtësisë” ku, Shqipëria  ka shënuar rënie, ka reaguar me një shënim në faqen e tij në ‘facebook’ Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.

“Indeksi Global i Drejtësisë” – Shqipëria  përkeqësohet me 4 vende, në vitin e reformës dhe vendi i fundit në rajon, për sundimim e ligjit.

Në Shqipëri, korrupsioni qeveritar është kthyer në sistem dhe pandëshkueshmëria është rritur.

Reforma në drejtësi nuk ka rritur besimin tek qytetarët, sepse kemi një reformë propaganda, e cila nuk i shërben sundimit të ligjit, por vetem ‘Rilindjes’.

Korrupsioni i ‘Rilindjes’ po nxin çdo ditë vendin, në çdo raport ndërkombëtar.

Qytetarët kërkojnë një drejtësi të pavarur, efikase, në shërbim të së drejtës.”