Shkëlzen Doli: Shqiptar jam, me çfarë të mburrem tjetër

826
Pas interpretimit në skenën vieneze të muzikës shqiptare, violinisti Shkëlzen Doli për herë të parë vjen në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Pas koncertit në festivalin e fillimvitit në Vjenë ku Shkëlzen Doli njohu mbarë botën me muzikën shqiptare, rrefen emocionet e tij për herë të parë për publikun shqiptar:
Doli: “ Isha i lumtur që e mora përsipër dhe ma dhanë të drejtën për ta bërë këtë dhe padyshim që unë do të fusja një pjesë shqiptare, se unë shqiptar jam dhe me çfarë të mburrem tjetër”.
Mbrëmjën e 13 qershorit në TOB, koncerti do të nisë me nje ouverture nga “Dasma e Figaros” e më pas do të vazhdojë me koncertin per violine Nr.5 te Mozart dhe Simfonine Nr.5 te Beethoven.
Për herë të parë në skenën e TOB e interpretuar nga violinisti shqiptar me famë botërore Shkelzen Doli, “Baresha” e Rexho Mulliqit e cila është perpunuar per violine dhe orkester nga Gerti Drug.
Doli: “Unë do përpiqem që në çdo koncert sipas rastit të fus edhe ndonjë perlë të muzikës shqiptrare, kësaj here zgjodhëm Bareshën. Menduam të sjellim një Mozart më ndryshe”.
E veçanta e koncertit është se të gjitha të ardhurat do të shkojnë për fëmijët jetimë.
Kërni: “Gjesti më human është të bësh një koncert, të ardhurat e të cilit i kalojnë një fshati. Duhet ta vlerësojmë si gjest”.
Ditën e shtunë në orën 20:00, Orkestra Simfonike e TKOB do të drejtohet nga dirigjenti britanik, Geoff Westley i cili është emër i njohur per shume artistë të skenes boterore
Sigal