Gjobë për kundravajtje një efektiv policie, rezultoi pa leje drejtimi

541
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri përmes disa fotove të publikuara në rrjetin e tij social “Facebook”, tregon disa denoncime të qytetarëve për parkimet e gabuara. Ne nje nga rastet e publikuara nga ministri, drejtuesi i mjetit i një patrulle të policisë është gjobitur për shkak se është futur në kundravajtje. 
Sipas ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, denoncimet e qytetarëve në Komisariatin Dixhital kanë bërë të mundur fotografimin e një mjeti të policisë tip “Shevrolet”, ndërsa më pas ndaj tyre janë marrë masa administrative. Në fletën e gjobës shkruhet se drejtuesi i mjetit vazhdon lëvizjen me sens të kundërt dhe se ka përfunduar vlefshmëria e lejes së drejtimit.
Sigal