Temperaturat ulen deri në -12 gradë në Korçë, bora ia lë vendin ngricës

221
Sigal

Bora ia ka lënë vendin temperaturave disa gradë nën zero dhe ngricave në qarkun e Korçës. Sipas raportimeve, nuk ka pasur reshje bore, ndërsa temperaturat kanë zbritur deri në -12 gradë celsius.

Në akset nacionale dhe turistike Korçë – Ersekë – Leskovik; Korçë –Voskopojë; Korçë – Dardhë qarkullimi i mjeteve vijon pa probleme, ndërsa rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Në orët e para të mëngjesit është bërë kriposja e rrugëve me material të përzierë kripë dhe granil, për mos krijimin e gjurmëve të akullit në rrugë për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave.

Kontraktorët janë në gatishmëri për proceset e punës për mirëmbajtjen dimërore gjatë ditës së sotme.

Vazhdon puna për hapjen e rrugës së Panaritit nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike.

Temperaturat ulen deri në -12 gradë në Korçë, bora ia

Temperaturat ulen deri në -12 gradë në Korçë, bora ia

Temperaturat ulen deri në -12 gradë në Korçë, bora ia

Temperaturat ulen deri në -12 gradë në Korçë, bora ia